Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kryebashkiaku i Librazhdit i përfshirë në trafikun e drogës


Në konferencën e sotme për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra se është përfshirë në trafikun e drogës.

Berisha u shpreh se me makinën e kryebashkiakut janë transportuar rreth 300 kilogram drogë drejt Maqedonisë dhe Kapshticës. Ai e bëri bërë deklaratë ndërsa fliste për marrëdhëniet me SHBA-të.

“Këtu erdhi në një udhëtim Mike Pompeo, ishte lënduese për reputacionin e miqësisë midis dy vendeve, kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur Taulant Begojaris me Alket Hysenin, dhe gjithçka, mendoj se zonja ka përgjegjësi.

Alket Hysenin e kanë larguar nga partia si mafia e trojeve të Sarandës.

Edhe kjo makina e fundit, makina e Kastriot Gurrës bënte trafik për llogari të këtyre dyve, çdo ditë sipas një burimi, 300 kg nxirrte në Maqedoni ose Kapshticë. Sipas një qytetari dixhital.”- u shpreh ai.