Vendosni fjalën kyçe....

Dronë të paidentifikuar u vunë re përpara shpërthimeve të Nord Stream


Operatorët e Norvegjisë në det të hapur raportuan një numër në rritje të dronëve të paidentifikuar pranë platformave të tyre në ditët para sabotimit të dukshëm të tubacioneve ruse të gazit Nord Stream 1 dhe 2.

Autoriteti Norvegjez i Sigurisë së Naftës mbajti një takim me anëtarët e industrisë së naftës dhe gazit në vend të enjten, duke i paralajmëruar ata se raportet e fundit treguan ‘veprimtari të shtuar të dronëve’ mbi shelfin kontinental norvegjez (NCS).

“Këto dronë kanë qenë të madhësive të ndryshme dhe prania e tyre ka ardhur duke u rritur, veçanërisht në shtator.” – tha agjencia, duke shtuar se pamjet janë duke u hetuar nga policia norvegjeze.

Në një letër të së premtes së kaluar, agjencia paralajmëroi autoritetet detare dhe të aviacionit në Norvegji se operatorët e energjisë në NCS kishin dhënë ‘paralajmërime së fundmi për një numër vëzhgimesh në lidhje me dronët e paidentifikuar pranë instalimeve në det të hapur’.

Tre ditë pas dërgimit të letrës dhe rreth 1000 km (620 milje) në jug të NCS, u raportua një rrjedhje përgjatë gazsjellësit Nord Stream 2, e ndjekur nga dy rrjedhje një ditë më vonë përgjatë Nord Stream 1, të gjitha afër ishullit danez të Bornholmit.

Që nga e enjtja, gjithsej katër rrjedhje ishin zbuluar përgjatë dy linjave të gazit Rusi-Gjermani, sipas rojes bregdetare suedeze.

Suedia dhe Danimarka i thanë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten se ‘të paktën dy shpërthime’ me ‘disa qindra kilogramë’ lënë shpërthyese ndodhën në vendet e rrjedhjeve. Ndërsa qeveria ukrainase dhe disa ekspertë amerikanë kanë fajësuar Rusinë për sulmin e gazsjellësit të saj, Moska ka sugjeruar përfshirjen e Perëndimit.