Vendosni fjalën kyçe....

Emisioni në Meksikë zbulon shkresën e prokurorisë: S’ka asnjë hetim ndaj vëllezërve Hysa


Në foto: Arben Hysa dhe avokati i tij në emision

Një emision investigativ në Meksikë ka zbuluar se ndaj vëllezërve Luftar e Arben Hysa nuk ka asnjë hetim për aktivitet të paligjshëm të asnjë lloji.

Dokukumenti i emisionit investigativ konfirmon zyrtarisht nga prokuroria e Meksikës se ndaj vëllezërve Hysa nuk ka asnjë hetim për aktivitet të paligjshëm.

Avokati i kompanisë së vëllezërve Hysa, Marcelo Fache Garcia, thotë gjatë emisioni se klientët e tij kanë një aktivitet krejtësisht të ligjshëm, të verifikuar nga autoritetet shtetërore meksikane që në krye të herës. Po kështu avokati pohon se kjo nuk është hera e parë që ndaj klientëve të tij ka sulme të ndryshme me qëllim ngacmimin.

Pak ditë më parë media meksikane El Universal e akuzonte Luftar Hysën si të lidhur me Ismael El Mayo Zambada, kreun e një prej karteleve më famëkeqe meksikanem atë të Sinaloas.

Sipas shkrimit në fjalë, kompania e vëllezërve Hysa pastronte paratë e krimit të kartelit përmes aktivitetit të saj në lojërat e fatit.

Në një intervistë të gjatë dhënë në emisionin Opinion, Luftar Hysa, mohoi kategorikisht të kishte lidhje me ndonjë kartel droge apo aktivitet të paligjshëm gjatë gjithë karrierës së tij, që kishte nisur në Afrikën e Jugut, më pas në Peru e tashmë ne Meksikë e disa vende të tjera.

Ai tha se sulme të tilla ndaj tij kishin ndodhur edhe më herët dhe ishin orkestruar nga konkurrentët. Gjatë emisionit ai publikoi edhe një dokument zyrtar të prokurorisë meksikane ku vërtetohej se ai, i vëllai apo kompania e tyre nuk kishte qenë asnjëherë pjesë e ndonjë hetimi nga autoritetet meksikane.

Luftar Hysa tha gjithashtu se kudo ku ushtronte biznes, Meksikë, Kanada e Belize ishte verifikuar në çdo drejtim nga autoritetet përkatëse dhe nuk është gjetur asnjë shkelje apo aktivitet i paligjshëm.