Ish-Kongresmeni amerikan Michael ‘Ozzie’ Myers, një demokrat nga Pensilvania, u deklarua fajtor për komplot se kishte privuar votuesit nga të drejtat civile, ryshfet, pengim të drejtësisë, falsifikimin e të dhënave të votimit, komplot për të votuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet federale dhe orkestrimin e skemave për të mbushur me mashtrim kutitë e votimit për kandidatë të caktuar demokratë në zgjedhjet e Pensilvanisë të mbajtura nga viti 2014 deri në vitin 2018.
Myers u dënua të martën nga gjykatësi i qarkut të SHBA, Paul S. Diamond me 30 muaj burg, tre vjet liri të mbikëqyrur dhe u urdhërua të paguante 100,000 dollarë gjobë, me 10,000 dollarë prej tyre që duhet të paguhen menjëherë.
Menjëherë pas seancës dëgjimore të së martës në Filadelfia, Myers, 79 vjeç, u mor në paraburgim.
Myers shërbeu në Kongresin e SHBA-së nga viti 1979 deri në vitin 1980, kur ai u kap duke marrë ryshfet në një operacion të FBI-së. Megjithatë kjo ka të bëjë me një hetim të vjetër, të përfunduar.
Dënimi i së martës ishte një çështje e re në të cilën Myers pranoi se ai i dha ryshfet Domenick J. Demuro, një gjyqtari demokrat i zgjedhjeve për një zonë në Filadelfian e Jugut, gjatë disa viteve për të shtuar votat për disa kandidatë demokratë.
Fushatat e disa kandidatëve kishin punësuar Myers, dhe të tjerët ishin kandidatë që ai favorizonte. Ai pranoi se i paguheshin tarifat e këshillimit në para ose çeqe, dhe më pas përdori pjesë të këtyre fondeve për të paguar zyrtarët zgjedhorë për të manipuluar rezultatet e zgjedhjeve.
Myers pranoi gjithashtu se kishte komplotuar për të kryer mashtrime zgjedhore me një ish-gjyqtare tjetër të zgjedhjeve, demokraten Marie Beren, në të njëjtën zonë në në Filadelfian e Jugut.