Vendosni fjalën kyçe....

Kremlini: Moska do t’i shohë sulmet në territore të reja si akt agresioni kundër Rusisë


Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të premten Rusia do t’i shohë sulmet në territoret e saj të reja si një akt agresioni.

“Nuk do të jetë ndryshe”- tha Peskov sipas TASS, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Moska do t’i shohë sulmet e Ukrainës në territoret e reja si një akt agresioni kundër Rusisë.

Ai e ka fjalët për territoret e aneksuara të Ukrainës, ku u mbajtën referendume për bashkimin me Rusinë, referendume të cilat nuk njihen nga Perëndimi.

Referendumet për pranimin në Rusi u zhvilluan në DPR dhe LPR, si dhe në rajonin Zaporozhye dhe Kherson midis 23 dhe 27 shtatorit. Ceremonia e nënshkrimit të traktateve të anëtarësimit do të zhvillohet të premten në orën 15:00 në Pallatin e Madh të Kremlinit.