Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i CDU-së kritikon ukrainasit e ardhur, e tërheq deklaratën pas reagimit të ashpër


Udhëheqësi i opozitës gjermane Friedrich Merz u gjend nën kritika për të theksuar se disa ukrainas që kanë kërkuar strehim në vendin e tij po abuzojnë me sistemin e mirëqenies.

Megjithëse Merz ka kërkuar falje, kryebashkiaku i Przemysl në Poloni, i cili tha pothuajse të njëjtën gjë të hënën, nuk e ka bërë.

“Tani po përjetojmë turizmin e mirëqenies nga këta refugjatë: në Gjermani, përsëri në Ukrainë, në Gjermani, përsëri në Ukrainë.” – tha kreu i Unionit Kristian Demokrat (CDU) Merz për Bild TV të hënën.

Komentet e tij tërhoqën një stuhi kritikash nga koalicioni qeverisës, sipas medias shtetërore Deutsche Welle.

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser e Partisë Socialdemokrate akuzoi Merz se po përdor ‘gratë dhe fëmijët ukrainas’ për të shprehur një çështje politike, ndërsa udhëheqësi parlamentar i Demokratëve të Lirë, Christian Duerr, tha se fjalët e Merz ishin ‘krejt të pavenda’.

Përballë një sulmi të tillë, Merz u tërhoq.

“Më vjen keq për përdorimin e fjalës ‘turizëm social’. Ky ishte një përshkrim i pasaktë i një problemi të vërejtur në raste individuale.” – shkroi ai në Twitter të martën.

“Larg qoftë nga unë që të kritikoj refugjatët nga Ukraina, të cilët po përballen me një fat të vështirë.”

Ndërsa Gjermania ka pranuar pothuajse një milion refugjatë nga Ukraina, Polonia po përballet me më shumë se katërfishin e këtij numri. Wojciech Bakun është kryebashkiaku i Przemysl, një qytet me rreth 60,000 banorë pikërisht në kufirin me Ukrainën.

Të hënën, ai shkroi në Facebook se disa refugjatë ukrainas ishin të angazhuar në një ‘sistem të organizuar të zhvatjes së përfitimeve sociale’.

“Është e pamundur të mos vërehen transportet e organizuara të grave me fëmijë, të cilat kanë kartela me udhëzime të shkruara për procedurat që duhet t’i nënshtrohen për të marrë ndihmë materiale dhe financiare.” – tha Bakun, duke përshkruar se si ato rreshtohen jashtë zyrave të qeverisë çdo ditë për të marrë përfitime, ‘më pas, në një transport të organizuar, ata kthehen në Ukrainë’.

Shumë refugjatë ukrainas gjithashtu largohen nga Polonia për gati 30 ditë, por më pas kthehen para këtij afati për të mbajtur statusin e tyre, sipas gazetës lokale Kresy.