Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Aneksimi i 4 rajoneve ukrainase nga Rusia në shkeje të ligjit ndërkombëtar


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Rusisë për të aneksuar rajonet e pushtuara në Ukrainë.

Në një mesazh në Twitter, Meta thekson se Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme me rezultatet e paracaktuara nga Rusia.

“Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme, me rezultate të paracaktuara, të organizuara nga Rusia në Ukrainë.

Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës dhe çdo aneksim i tyre nga Rusia, është i papranueshëm, vjen në shkeje të ligjit ndërkombëtar, si dhe çdo parimi të sovranitetit dhe integritetit territorial. #StandëithUkraine.”- shkruan Meta.

Ky reagim vjen pasi këtë të premte, presidenti rus Vladimir Putin firmosi traktatet për bashkimin e 4 rajoneve me Rusinë: Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.