Kreu i Partisë së Lirisë Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të mos e provokojë më popullin e të mos dëmtojë, vonojë e minojë integrimin në BE.
Në një shënim në Facebook ai i bën thirrje kreut të qeverisë që të tërhiqet nga Aministia Fiskale, që sipas tij është projektuar e urdhëruar nga bota e krimit.
“Kryeministri Rama të mos provokojë më popullin shqiptar, të mos dëmtojë, vonojë dhe minojë procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Të tërhiqet menjëherë nga projektligji për Amnistinë Fiskale, i cili është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit. Shpërfillja e papërgjegjshme e Qeverisë ndaj shqetësimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar, është e papranueshme dhe e patolerueshme.” – shkruan Meta.