Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtimet pa leje, pezullohen nga detyra shefi i Komisariatit Nr.1 të Farkës dhe disa zyrtarë të tjerë të Policisë

Shefi i komisariatit numër 1 në Tiranë dhe katër oficerë të tjerë janë pezulluar nga detyra pasi u vunë nën hetim nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore në lidhje me ndërtimet pa leje që mbulon ky komisariat.

Sipas televizionit “News 24”, zyrtarët u pezulluan për shkak se nuk kanë vepruar dhe nuk kanë marrë masat e duhura për shmangien e ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës.

U pezullua Bujar Mehmeti, shef i komisariatit nr 1, si dhe Flamur Sula shef i postës policore në Farkë si dhe disa policë që mbulojnë këto zona.

Hetimi ndaj tyre vjen pas vendimit të qeverisë për operacionin kundër ndërtimeve pa leje, i cili nisi zbatimin nga zona e Farkës në Tiranë.