Vendosni fjalën kyçe....

Një anije u përpoq të paralajmëronte Titanikun për ajsbergun pak para tragjedisë


Një anije u përpoq të paralajmëronte Titanikun për ajsbergun pka para tragjedisë, por paralajmërimi i saj nuk u mor parasysh, është zbuluar së fundmi.

Anija pak e njohur që u përpoq për të shpëtuar Titanikun nga përplasja me ajsbergun e pastaj mbytja, është zbuluar në fund të Detit Irlandez. Anija tregtare me avull SS Mesaba po kalonte gjithashtu Oqeanin Atlantik në prill 1912 kur Titaniku po niste udhëtimin e tij të parë.

Nëpërmjet një mesazhi radio, SS Mesaba i dërgoi një mesazh kapitenit Edward Smith të Titanikut, duke paralajmëruar se ajsbergë ‘mashtrues’ po lëviznin rreth bregut të Neëfoundland.

Mesazhi u mor, por paralajmërimi nuk u zbatua kurrë. Katër ditë pas udhëtimit të saj përurues, anija gjigante ‘e pathyeshme’ goditi një ajsberg dhe u fundos në Oqeanin Atlantik, duke vrarë mbi 1500 njerëz.

Ndërkohë, SS Mesaba vazhdoi të lundronte si anije tregtare gjatë gjashtë viteve të ardhshme përpara se të goditej me torpedo nga një nëndetëse gjermane në vitin 1918, viti i fundit i Luftës së Parë Botërore. Atje ajo qëndroi në fund të detit e pazbuluar për më shumë se një shekull, deri tani.

Në një projekt të kohëve të fundit, studiuesit në Universitetin Bangor në Uells ishin në gjendje të identifikonin mbytjen e anijes Mesaba dhe të përcaktonin vendin e fundit të pushimit të saj me ndihmën e anijes kërkimore Prince Madog, të pajisur me sonar të teknologjisë së fundit.

Identifikimi i rrënojave nuk ishte diçka e lehtë. Deti Irlandez është i mbushur me rrënojat e 273 anijeve në vetëm 19,424 kilometra katrorë të shtratit të detit.