Kreu i PD-së Sali Berisha, në një konferencë për mediet ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama, për t’u tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë.
Sipas Berishës, kjo ka ardhur vetëm si pasojë e presioneve të bëra ndaj tij.
“Rama u dorëzua. Para jush, i kam dhënë një ultimatum në mënyrë të përsëritur. Po rrite çmimin e energjisë, do presësh atë që meriton.
Por, sidoqoftë vendimi i tij për t’u tërhequr, nën presion, çka do të thotë, që vetëm presioni funksionon me këtë njeri.
Unë u tregoj disa mesazhe të qytetarëve, që më deklarojnë se po rriti çmimet, tani më lind e drejta t’u them këtyre qytetarëve, se guxoi, por nuk guxoi. U tërhoq, u palos.”- tha Berisha.