Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes tre të rinjve në Kavajë/ Adoleshenti plagos me thikë 25-vjeçarin, bën për spital dhe një 16-vjeçar


Një sherr me thika ka ndodhur sot në Kavajë, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur. Policia ka njoftuar këtë të premte se një 17-vjeçar ka plagosur me thikë një 25-vjeçar dhe me sende të forta një 16-vjeçar. Dy të fundit ndodhen në spital, ndërkohë që adoleshenti i dyshuar është arrestuar nga policia.

“Më datë 30.09.2022, në Kavajë, në lagjen nr. 5, shtetasi F. S., 17 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V., 25 vjeç dhe me sende të forta shtetasin M. Sh., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.”– bëjnë me dije uniformat blu.