Vendosni fjalën kyçe....

Trump fiton gjyqin për shpifje ndaj gazetares që akuzoi se e kishte përdhunuar në vitet ‘90


Një gjykatë federale Apeli në Manhattan i dha ish-presidentit Donald Trump një fitore procedurale në një padi për shpifje, pasi gazetarja e njohur E. Jean Carroll pretendoi se Trump e kishte përdhunuar atë në vitet 1990.

Në një vendim dy me një më 27 shtator, paneli në Gjykatën e Apelit të Rrethit të 2-të vendosi se një gjykatë më e ulët gaboi kur vendosi që Carroll mund të padiste Trump për deklarata shpifëse gjatë presidencës së tij, duke pasur parasysh se një ligj federal, i njohur si Akti Ëestfall, mbron punonjësit e qeverisë nga përgjegjësia në incidente të lidhura me punën.

Carroll, 78-vjeç, e paditi Trumpin në vitin 2019, duke pretenduar se republikani e kishte sulmuar seksualisht në mesin e viteve 1990 në një dhomë zhveshjeje në një dyqan Bergdorf Goodman në Manhattan.

Për shkak se sulmi i supozuar ndodhi dekada më parë, Carroll fillimisht u ndalua të padiste për shkak të dhunës seksuale, duke e shtyrë atë të padiste për shpifje mbi komentet e supozuara nënçmuese që Trump bëri në lidhje me akuzën për përdhunim.

Trump mohoi akuzat e saj në atë kohë dhe e akuzoi atë për përdorimin e pretendimeve të rreme si një mënyrë për të promovuar librin e saj.

“Do r them me shumë respekt: E para, ajo nuk është tipi im. E dyta, nuk ndodhi kurrë.” – tha presidenti i atëhershëm për The Hill në një intervistë në Shtëpinë e Bardhë në qershor 2019.