Vendosni fjalën kyçe....

Berisha anëtarëve të Këshillit Kombëtar: Ne në këto kushte fitore nuk shohim, urgjente ndryshimi


Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së ka pranuar hapur se situata brenda partisë nuk është e mirë dhe duhet ndryshuar me urgjencë.

Ai i kërkoi anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të zhvillojnë takime me çdo grup seksioni dhe të shfrytëzojnë potencialet e mëdha tek elektorati.

 “Kam marrë informacione dhe ju garantoj se është urgjente ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet me ‘macroaktivitetet’. Pa kombinimin me aktivitete në nivel seksioni, hyrje, blloku, në çdo skaj ne në këto kushte fitore nuk shohim.

Kryetarët e degëve të mbledhin pas kësaj mbledhje të mbledhin kryesitë, të miratojnë plan pune të detajuar për aktivitetin, takimet në nivel seksioni e grupseksioni.”-tha Berisha.

Ai shtoi se: ”Në çdo ditë që kalon jemi të vonuar në përballjen tonë me të”.

Berisha u shpreh se potencialet janë “të jashtëzakonshme, shumë të mëdha por ama duhet t’i shfrytëzoni”.