Vendosni fjalën kyçe....

I vunë lëndë plasëse, shpërthim në magazinën e veglave muzikore në Kamëz


Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një magazinë për veglat muzikore në Kamëz. Sipas policisë, ambienti i magazinës është marrë me qira nga shtetasi me inicialet B.L dhe dyshohet se ndaj këtij objekti është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse. Nga shpërthimi është dëmtuar qepeni i magazinës, por për fat të mirë ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.

 “Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.”- thuhet në njoftimin e Policisë.