Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” deklaroi se opozita duhet të dalë me kandidatë të përbashkët përballë Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale.
Kryemadhi tha se sa më shumë që të vonohet opozita shkon në favor të Edi Ramës.
“Atë që unë shikoj dhe ndjej marrëdhëniet janë normale dhe të mira. Sigurisht se kush partinë ka agjendën e saj. Marrëdhënia ka të bëjë me zgjedhjet lokale.
Në këndvështrimit tim nëse opozita nëse nuk është e kapur duhet të dalë me një kandidat. Qytetarët shikojë dhe kërkojnë një opozitë të vërtetë. Zgjedhjet e 25 prillit zhgënjyen qytetarët.
A do jenë me primare apo pa primare kjo nuk ka më mundësi. Opozita duhet të ketë një kandidat përballë atij të Rilindjes. Çdo minutë që ne vonohemi i shërben qeverisë dhe Edi Ramës”, tha Kryemadhi