Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet nga burgu i Italisë vëllai i Safet Bajrit


Lirohet nga burgu Ilir Rustemi Bajri, vëllai i Safet Bajrit. Sipas “Report TV”, Bajri është liruar para një muaji nga burgu ku ndodhej në Itali.

Ilir Bajri, i njohur ndryshe edhe si Ilir Rustemi, u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018-ës.

Ai u ekstradua në muajin mars në Itali, pasi kishte për të vuajtur një dënim me 5 vite e gjashtë muaj për shfrytëzim prostitucioni.

Bajri thuhet se ka mbërritur në Shkodër 3 javë më parë, por ende nuk dihet se në ç’vend ndodhet aktualisht.

Ilir Bajri së bashku me të afërmin e tij, Enver Bajri, nga viti 2000 deri në 2002 akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion të paktën 11 gra dhe vajza.

Këto vajza vinin kryesisht nga Shkodra, por edhe qytetet të tjera të Shqipërisë. Ato pajiseshin me pasaporta false dhe më pas detyroheshin të dilnin në rrugë dhe të prostituonin. Ilir Bajri ishte tutori, i cili u gjente hotelin dhe u tregonte zonën se ku do të dilnin për të punuar.