Vendosni fjalën kyçe....

“Lojë e dyfishtë” me ndërtimet pa leje? Rama përgjigjet: Mua nuk më kap dot askush me para, nuk përkulem unë për ta marrë lekun


Në transmetimin e sotëm në “Facebook”, ku iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të tij, kryeministri Edi Rama u ndal në ndërtimet pa leje.

I vënë përballë kritikash se ndërtimet pa leje në fakt janë bërë me lejen e miratimin e tij ndaj po bën “lojë të dyfishtë”, Rama e mohoi këtë.

“Po të ishte ‘loje e dyfishtë’ e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shetin. Se kjo s’ka pikë logjike, është të fyesh inteligjencën tënde.
Çfarë është kjo lojë e dyfishtë? Kjo s’ka kuptim që i lejoj të ndërtohet e i marr për shtetin.
Sot ndodh sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para.

Ka një problem me lekun me mua, duhet të përkulem për ta marrë, e unë nuk përkulem.”- tha Rama.

Përkundrazi, Rama për ndërtimet pa leje ia hedh fajin sistemit të drejtësisë.

 “Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, ka ndërtime pa lejen patjetër nuk diskutohet, por po të vijmë tek këto metrat katrorë pa leje abuzim mbi një leje ndërtimi e kemi ulur 10 fish.
Sot jemi në kushtet kur duhet t’i japim një goditje përfundimatere këtij fenomeni të shëmtuar e fyes. E pamundur që ne të vendosim kontroll të plotë e të rreptë kur vjen puna te ata që ndërtojnë, një avlli, një cati dhe një shtëpi në fshat e të vijë të ketë shans për parrallinjtë e binzesmenët të hapen ndenjësesh e të bëjnë metra katrorë në kryeqytet. Kjo që po bëjmë ka ardhur si reuzlutat se nxirr ligje e masa sa të duash, bëj kontrolle e denoncime sa të duash sa kohë ky sistem drejtësie në nivelin e prokurorive e gjykatave të rretheve nuk është i pastruar je i destinuar të turpërohesh.”- tha Rama.

Rama vazhdoi t’i sulmojë prokurorët e gjykatësit, duke thënë se nuk kanë çuar para ligjit subjektet ndërtuese dhe ata që kanë lejuar ndërtimet pa leje.

 “Ky është rasti që ka derdhur kupën dhe na ka detyruar të futemi me ligj për të vepruar në mënyrë të atillë që të mos futet asnjë gjykatës i korruptuar në mes. Sepse kemi pritur e pritur. Meqë thonë nuk i sheh njeri, por inspektorati kombëtar ka kallëzuar penalisht në gjithë këtë periudhë 40 subjekte ndërtuese, 18 kryetarë bashkie e komunash, jo vetëm të palës tjetër por edhe të PS, 12 drejtorë urbanistike në bashki, 25 kryeinspektorë të inspektoratit të mbrojtjes së territorit, 2 drejtor rajonal ALUIZNI, 4 anëtarë të këshillit të rregullimit të territorit. Janë këtu me emra dhe mbiemra. Pyetja është sa nga këta kanë shkuar përpara ligjit? Asnjë, të gjitha dosjet i ka zënë myku nëpër prokuroria.”- tha Rama.