Milani ka arritur një fitore të mundimshme ndaj Empolit në transfertë.
Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola.
Në minutën e 79’ Rebic zhbllokoi rezultatin pas një asisti nga Leao. Empoli barazoi rezultatin me lojtarin e kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami në minutën e 92.
Barazimi zgjati vetëm 2 minuta pasi Ballo Toure i dha sërish avantazhin kampionëve në fuqi.
Loja nuk do mbyllej me këtë rezultat pasi në minutën e 97’ Leao do trefishonte shifrat.