Vendosni fjalën kyçe....

Paloka pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar: Në primare do votojnë dhe simpatizantët, me aleatët vetë Berisha do jetë negociator


Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kur u diskutua për primaret.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka folur në një prononcim për mediet lidhur me vendimet e marra sot, ku ka zbuluar se në primare do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD-së por edhe simpatizantët.

“Sot siç jeni në dijeni me kërkesë të Këshillit Kombëtar u shty diskutimi për regulloren e primareve. Sot u diskutua për këtë çështje dhe ato që janë risi nga primaret e fundit janë që në votime, siç e përcakton Statuti, nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD por edhe simpatizantët.

U diskutua edhe për kandidimin e kryetarët të degëve dhe pozicioni që do të mbajnë. Pati disa propozime por u miratuar propozimi i grupit të punës kryetarët e degëve që do të kandidojnë në primare gjatë kandidimit funksionet do të kryhen nga nënkryetarët e degëve. nëse do të shpallen kandidatë zyrtarë të PD për zgjedhjet lokale nuk do të jenë më në pozicionin fillestar.

U votua edhe për një pikë që ishte e diskutueshme, nëse do të ketë balotazh dhe u vendos që balotazhi do të qendrojë si proces.”– tha Paloka.

Më pas ai shtoi se  pas miratimit të rregullores për primare, do të vijojnë bisedimet me aleatët ku vetë kreu i PD-së do të jetë negociatori kryesor.

“Menjëherë pas sot meqenëse ishte procesi i miratimit të rregullores pengesë, do të fillojnë kontaktet me aleatët me të cilët do të bashkërendohet puna. Detajet se si do veprohet në rast se do të vendoset që aleatëve t’iu lihet një zonë e lirë, do të përcaktohen gjatë bisedimeve. Sot mbyllëm rregulloren, të gjitha këto do të përcaktohen në ditët në vazhdim. Besoj që vetë kryetari i PD do të jetë negociatori kryesor, z. Berisha.”- tha Paloka.