Vendosni fjalën kyçe....

Rama iu përgjigjet pyetjeve qytetarëve: Dakord me pakënaqësinë për pagat e zjarrfikësve, por do ketë tjetër rritje me buxhetin e ri


Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në “Facebook” një bashkëbisedim me ndjekësit e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

 “Takohemi pas pak LIVE këtu dhe duke ju falënderuar për shumë komente të këtyre ditëve të ngarkuara me shumë baltë, si edhe duke ju siguruar se pasi i kemi lexuar të tëra shqetësimet tuaja një për një, kemi zgjedhur më të “egrat” për bashkëbisedimin tonë, ju uroj një fundjavë të qetë.”– shkroi Rama këtë mëngjes duke lajmëruar qytetarët për bashkëbisedimin.

Shqetësimi i parë që u ngrit ishte ai për pagat e zjarrfikësve.

Rama tha se i kupton shqetësimet dhe se me buxhetin e ri, do të ketë një tjetër rishikim.

 “Një rritje page për zjarrfikësit, as nuk i përgjigjet në fakt kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë e as i përgjigjet objektivit tonë se është një rritje për këtë tremujor ndërkohë me buxhetin e ri do ketë tjetër rritje siç do ketë dhe për mjekët infermierët dhe mësuesit.

Dua t’u them gjithë punonjësve zjarrfikës jam absolutisht dakord me këtë shprehje pakënaqësie apo pasigurie ndoshta që nuk e kemi shpjeguar si duhet ky është vetëm hapi i parë në këtë fundvit për të filluar si për gjithë kategoritë e tjera për të cilët rritëm pagat, ndërkohë që menjëherë me buxhetin e ri si do parashikojmë një tjetër rritje për të vijuar të përballojmë inflacionin e luftës për pensionistët do ketë rritje për zjarrfiëksit, mjekët, infermierët e mësuesit.”- tha Rama.