Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk kemi hequr dorë plotësisht nga fasha 800 kwh, mund ta vendosim në nëntor


Kryeministri Edi Rama ka pranuar se nuk është tërhequr plotësisht nga rritja e ccmimit të energjisë dhe vendosja e fashës prej 800 kwh. Përkundrazi, tha që do të vendoset në nëntor.

“Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë vendosjen e fashës e mos e vendosim në muajin tetor, ta shtyjmë, jo të heqim dorë.
Elementi i para janë reshjet. Kemi pasur reshje që kanë shtuar kuotat në hidrocentrale. Element i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë më e ulët se parashikimi. Kështu që ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë. Nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse reshjet do të vazhdojnë ne do ta kalojmë pa asnjë problem. Në nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do i rikthehemi diskutimit. Kjo është objektive.”- tha Rama.