Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon gjobën 1.3 mln dollarë ndaj kullës në qendër të Tiranës: Gjykatësi i verbuar e hodhi poshtë


Kryeministri Edi Rama duke kërkuar që të bëjë transparencë dhe se autoritetet e kanë seriozisht punën kundër ndërtimeve pa leje ka publikuar gjobën ndaj objektit të ndërtimit në qendër të Tiranës të cilit ju sekuestruan mbi 4 mijë metra katrorë.

Gjoba e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit mban datën e muajit qershor në shumën e 1.3 milion dollarëve.

Por Rama ka publikuar edhe vendimin e gjykatës që ka anuluar gjobën dhe vendimin e IMT-së, duke sulmuar gjykatësit të cilët sipas kryeministrit pengojnë punën e institucioneve për të frenuar informalitetin.

Pas dokumentit* të kallëzimit penal që patë dje, ja edhe dokumenti i gjobës prej 162 milionë 634 mijë e 500 lekë të reja ose 1 milionë 366 mijë e 130 USD, për metrat katrorë pa leje në qendër të Tiranës, të cilat para pak ditësh i mori shteti, për interes publik

Shikojeni edhe datën e vendosjes së kësaj gjobe nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe përmes dokumentit tjetër bashkëngjitur, informohuni se kjo gjobë, ka rënë në duart e një gjykatësi aq të verbuar, sa që pa iu dridhur dora i ka dhënë kompanisë të drejtë në shkallën e parë, ndërkohë që ligji është i qartë, sasia e gjobës për metër katror shtesë pa leje përcaktohet me ligj, metrat katrorë shtesë pa leje janë aty…

Sinqerisht, ju që shani e akuzoni qorrazi këtu, mund të keni një mijë e një arsye për të mos votuar për mua apo për të menduar, se politikanët janë të tërë njësoj, por ama, të mos e shohësh vullnetin e plotë për t’i dhënë një goditje finale këtij fenomeni të shëmtuar dhe të mos e kuptosh, se këtë vullnet mund ta ketë vetëm kush as është i kapur prej parellinjve, as kapet dot me asnjë lloj shume parash, kjo është të tallesh keq me veten në rastin më të mirë ose në rastin më të keq, kjo është të jesh një i korruptuar potencial, që s’e koncepton dot në botë se paraja nuk është gjithçka”-shkruan Rama.