Napoli ka vijuar serinë e fitoreve në Seria duke marrë fitoren e radhës ndaj Torinos.
Napoletanët fituan 3-1 ndaj Torinos. Golat u shënuan nga Anguissa (6’,12’), Kvaratskhelia (37’) për të kaltrit dhe Sanabria (44’) për Torinon.
Me këtë fitore Napoli mban vendin e parë në kampionatin italian.
Në sfidën tjetër, Interi humbi përballë Romës në San Siro me rezultatin 1-2.
Zikaltërit shënuan të parët me Dimarcon në minutën e 30’. Për romanët golin e barazimit e shënoi Dybala në minutën e 39’.
Goli i fitores për kryeqytetasit u shënua nga Smalling në minutën e 75’. Roma me këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me 16 pikë.