Vendosni fjalën kyçe....

U kap me mijëra euro e lek në Fier, procedohet 39-vjeçari nga Vlora


Një 39-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Fierit pasi gjatë kontrollit në automjet i janë gjetur 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë.

Policia bëri sekuestrimin e parave, 1 aparati celular dhe automjetit me të cilin lëvizte ky shtetas.

Ndaj shtetasit K.D 39-vjeç banues në Vlorë është nisur procedim penal për veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë, për të cilat 39-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. D., 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 1 aparat celular dhe automjeti me të cilin lëvizte ky shtetas.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit K. D., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale”-njofton policia.