Vendosni fjalën kyçe....

Britanikët djegin faturat e energjisë në shenjë proteste ndaj rritjes së çmimeve (Video)


Mijëra njerëz marshuan në Londër dhe qytete të tjera të Mbretërisë së Bashkuar të shtunën për koston e lartë të jetesës, ndërsa disa dogjën faturat e energjisë elektrike dhe të shërbimeve në shenjë proteste.

Njerëzit mbanin tabela që shkruanin: ‘Nuk mund të përballoj jetesën’, ‘Po rrisni fitimet, nuk mendoni për njerëzit’ e tabela të tjera.

Fushata ‘Don’t Pay UK’, që bashkëorganizoi protestat, tha se dëshiron të ushtrojë presion ndaj qeverisë për të ulur faturat e energjisë në ‘një nivel të përballueshëm’ duke bindur një milion njerëz që të mos i paguajnë ato.

 

“Miliona prej nesh thjesht nuk do të jenë në gjendje të mbajnë kokën mbi ujë dhe shumë do ngrijnë kur moti të bëhet i ftohtë.” – tha një zëdhënës i fushatës.

Protesta u zhvillua pasi kufiri i ri i çmimit të energjisë hyri në fuqi të shtunën, duke lejuar rritjen e faturës për familje mesatare nga 1,971 stërlina (2,201 dollarë) në vit në një rekord prej 2,500 stërlinash (2,792 dollarë) në Angli, Skoci dhe Uells.

Autoritetet thonë se pa e bërë këtë, faturat mund të arrijnë në 3,500 stërlina nga tetori dhe të rriten deri në 6,500 stërlina vitin e ardhshëm.

“Mjetet e jetesës dhe bizneset ishin në rrezik. Mbështetja energjetike e qeverisë kufizon çmimin që ata paguajnë për gazin dhe energjinë elektrike, i mbron nga rritjet masive të faturave dhe pritet të frenojë gjithashtu inflacionin.” – tha kryeministrja Liz Truss.