Vendosni fjalën kyçe....

Emigrantët na duhen për të punuar në ara – Deklarata e Pelosit shkakton polemika


Fermerët në shtetin amerikan të Floridës kanë nevojë për emigrantë për të ‘vjelë të korrat’ për shkak të mungesës së fuqisë punëtore në Amerikë, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Duke folur në një konferencë për shtyp, demokratës së Kalifornisë iu kërkua të komentonte mbi sigurinë në kufirin jugor të SHBA-së me Meksikën.

Pelosi pranoi se administrata Biden ka ‘përgjegjësi për të siguruar kufirin’. Ajo më tej theksoi se SHBA po përjeton mungesë të fuqisë punëtore.

“Ju shihni edhe në Florida disa nga fermerët dhe kultivuesit duke thënë: ‘Pse po i dërgoni këta emigrantë në veri? Ne kemi nevojë që ata të mbledhin të korrat këtu.” – vuri në dukje Pelosi.

Ndërsa kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve nuk shtjelloi se çfarë saktësisht donte të thoshte me këto komente, ishte një referencë e dukshme kur guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis dërgoi dy aeroplanë me emigrantë në ishullin luksoz Martha’s Vineyard në Massachusetts, ku familja Obama dhe të tjerë personalitete politike kanë shtëpitë.

Komentet e Pelosit shkaktuan një reagim të ashpër nga një numër konservatorësh.

“Është e qartë se Pelosi dhe demokratët po shfrytëzojnë të huajt e paligjshëm dhe i shohin ata vetëm si krah pune të lirë.” – shkroi në Twitter kongresmeni Andy Biggs.