Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar për trafik narkotikësh në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimin 38-vjeçari në Lezhë


Një 38-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga një Gjykatë në Itali për trafik narkotikësh.

Shtetasi E.Dodaj u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Torino” si rezultat i të cilit u kap në Lezhë dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi:

-E. D., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e bashkëpunimit organizatë kriminale, parashikuar nga Kodit Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.