Kalifornia tani do mirëpresë të miturit transgjinorë dhe familjet e tyre nga shtetet e tjera të SHBA-së, ku autoritetet vendase kanë kufizuar qasjen në terapinë e afirmimit të gjinisë, sipas legjislacionit të ri të nënshkruar nga guvernatori Gavin Newsom të enjten.
“Ne besojmë se askush nuk duhet të ndiqet penalisht apo të persekutohet për marrjen e kujdesit që i nevojitet, duke përfshirë kujdesin që konfirmon gjininë.” – deklaroi zyrtari në një deklaratë menjëherë pas nënshkrimit të projektligjit.
Legjislacioni, ndër të tjera, ndalon ofruesit e kujdesit shëndetësor në Kaliforni që të zbulojnë informacione mjekësore në lidhje me ligjet e shteteve të tjera që ndalojnë kujdesin gjinor për të miturit.
Senatori shtetëror Scott Wiener, organizatori i projektligjit, shkroi në Twitter se pjesa e re e legjislacionit synon të mbrojë të miturit dhe familjet e tyre ‘nëse ata rrezikohen në shtetet e tyre’.
Wiener kritikoi gjithashtu shtetet ‘si Teksasi dhe Alabama që po kërkojnë të copëtojnë këto familje’.
Në shkurt, Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott i bëri thirrje Departamentit të Shërbimeve Familjare dhe Mbrojtëse të shtetit që të hetojë çdo rast të raportuar të të miturve që marrin kujdes gjinor. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të zakonshëm që të informojnë autoritetet për raste të tilla të dyshuara.
Në Alabama, guvernatori Kay Ivey nënshkroi një projektligj që e bënte ofrimin e kujdesit mjekësor të afirmimit të gjinisë për njerëzit nën moshën 19 vjeç një krim për profesionistët mjekësorë. Megjithatë, nisma u përball me kundërshtimin e një gjykate lokale.