Italia do i bëjë interesat e veta prioritet kryesor, tha Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e vendit, në fjalimin e saj të parë madhor të shtunën pas fitores së zgjedhjeve të javës së kaluar.
“Qëndrimi i Italisë duhet të jetw në mbrojtjen e interesave të saj kombëtare në mënyrë që të gjejë zgjidhje të përbashkëta. Dhe është diçka që do ndryshojë në muajt e ardhshëm.” – tha Meloni, i cili drejton partinë konservatore Vëllezërit e Italisë (FdI), në një fjalim në Milano.
“Nuk do të thotë të kesh një qëndrim negativ ndaj të tjerëve, por një qëndrim pozitiv ndaj vetes.”
Meloni deklaroi se trajtimi i çmimeve të larta të energjisë është një nga qëllimet e saj më të ngutshme. “Jam në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë në largim, e cila është e pwrfshirw në një negociatë shumë tw ndwrlikuar për të kërkuar zgjidhje në nivel evropian.” – tha ajo.
Italia është ndër vendet që kërkon një kufi të çmimit të energjisë në mbarë BE-në, ndërsa Gjermania e kundërshton një masë të tillë.
Meloni tha gjithashtu se ekonomia italiane duhet të jetë më pak e varur nga furnizuesit e jashtëm.
“Ne kemi nevojë për një qasje serioze për çështjen e zinxhirëve të furnizimit. Sot e kemi kuptuar se varemi nga të gjithë për gjithçka.” – tha ajo, duke shtuar se Italia dhe BE duhet të rimendojnë strategjinë e tyre për këtë çështje.
Mediat perëndimore e kanë krahasuar Melonin me liderin fashist të Italisë të epokës së Luftës së Dytë Botërore, Benito Mussolini dhe theksojnë se një nga paraardhësit e FdI-së ishte një parti me lidhje me qeverinë e Musolinit. Sidoqoftë, Meloni i quajti krahasime të tilla ‘të pakuptimta’.
FdI (Fratelli D’Italia), e cila mori më shumë vota më 25 shtator, pritet të formojë një koalicion me partitë e tjera të krahut të djathtë, Ligën e Matteo Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit.