Rritja e kostove të energjisë në Gjermani po shtyn shumë njerëz të rimendojnë stilin e tyre të jetesës.
Këtë vit, është shfaqur një prirje e re, ku për të shmangur kostot e larta të energjisë për gatimin dhe ngrohjen këtë dimër, shumë prej tyre po zgjedhin një opsion të kujdesshëm financiarisht për të shkuar në një pushim të gjatë dimëror.
Kompanitë gjermane të pushimeve kanë nuhatur ndjenjën e publikut dhe kanë filluar të ofrojnë qëndrime të gjata të përballueshme në vendet e Evropës Jugore dhe Afrikës Veriore.
Drejtoresha e Komunikimeve Aage Dunhaupt në TUI, një nga grupet kryesore të turizmit në botë, tha për Anadolu Agency se pushimet afatgjata janë kthyer në një trend të ri.
“Ne kemi parë me të vërtetë një trend që njerëzit duan të shkojnë me pushime afatgjata gjatë sezonit të dimrit, kështu që është një trend i vazhdueshëm.” – tha ajo.
“Debati në Gjermani është shumë i fortë. Arsyeja kryesore mund të jetë se njerëzit shkojnë atje për shkak të çmimeve të gazit, çmimeve të energjisë. Kur jetoni në një vend të ngrohtë, sigurisht, nuk keni nevojë të shoenzoni shumë energji. Dhe rritja e çmimeve në Gjermani nuk do ndikojnë tek ju.” – shtoi Dunhaupt.
Destinacione të tilla si Turqia, Egjipti, Tunizia ose Kejp Verde janë disa nga vendet më të parapëlqyera.