Vendosni fjalën kyçe....

Partia e ish-kryeministrit Borisov kryeson në rezultatet zgjedhore në Bullgari


Partia bullgare GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov duket e vendosur për një fitore të ngushtë në zgjedhjet e së dielës, të katërtat në më pak dy vjet, ndërsa votuesit kërkuan parashikueshmëri nga një ish-lider mes inflacionit të madh dhe luftës në Ukrainë.

Sondazhet e daljes nga Gallup International dhe Alpha Research treguan se GERB e qendrës së djathtë kryeson me 23.6%-25.5% të votave. Rivali kryesor i saj, partia reformatore ‘Ne Vazhdojmë ndryshimin’ e Kiril Petkov, kabineti i të cilit u rrëzua në qershor, mban vendin e dytë me 19.5%-19.9%.

Nëse konfirmohet, rezultati do paralajmëronte bisedime të vështira për koalicionin, të cilat mund të përfundojnë te një parlament i brishtë apo në zgjedhje të tjera.

Secila prej tyre do zgjaste paqëndrueshmërinë e politikës dhe do rriste mundësinë që Sofja të humbasë datën e synuar për hyrjen në zonën euro në vitin 2024.

Shumë nga kundërshtarët politikë të Borisovit e akuzojnë atë se ka lejuar që korrupsioni i përhapur të acarohet gjatë sundimit të tij dhjetëvjeçar që përfundoi vitin e kaluar, duke ndërlikuar përpjekjet për të krijuar një shumicë funksionale.

Por për disa votues në shtetin anëtar më të varfër të Bashkimit Evropian, Borissov parashikon një stabilitet dhe pjekuri diplomatike të nevojshme për ‘të lundruar’ në marrëdhëniet e ndërlikuara të Bullgarisë me Rusinë.

Dikur aleati kryesor i Moskës në BE, Sofja është larguar pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, duke u bërë anëtari i parë i BE-së së bashku me Poloninë, që hoqi dorë nga furnizimet e saj me gaz rus.

Gjatë fushatës, Borisov u duk se foli me kujdes, duke thënë se do ndikojë në linjën e BE-së dhe NATO-s në politikën ndaj Rusisë, por gjithashtu i ka dërguar një sinjal elektoratit pro-rus se ai do të jetë në gjendje të rivendosë marrëdhëniet sapo të përfundojë lufta.

Petkov, një 42-vjeçar i diplomuar në Harvard, i cili kundërshton të qeverisë me Borisovin, tha të dielën se bullgarët po zgjidhnin midis politikës së periudhës së tranzicionit që u dëmtua nga korrupsioni endemik dhe një Bullgarie më transparente që do ishte një anëtare e besueshme e BE-së.

Analistët thonë se partitë politike, të vetëdijshme për rreziqet ekonomike nga lufta në Ukrainë, për një dimër të vështirë përpara dhe për zhgënjimin e votuesve me paqëndrueshmërinë politike, mund të fshijnë dallimet e tyre dhe të zgjedhin një qeveri teknokrate.