Partizani është mundur në Tiranë në derbin ndaj Tiranës me rezultatin 2-0.
Edhe pse Tirana luajti me një lojtar më pak që prej minutës së 37-të të pjesës së parë, pas daljes me karton të kuq të Bruno Lulajt, sërish nuk ka mundur të përfitojë.
Golat për bardheblutë u shënuan nga Xhixha në minutat ‘45 e 69’.
Pas javës së gjashtë të Superligës, Partizani qëndron ende në krye të renditjes me një pikë më shumë se Bylisi i vendit të dytë.
Tirana nga ana e saj mban vendin e tretë, gjithashtu me një pikë më pak. Javën tjetër ‘të kuqtë’ udhëtojnë drejt Shkodrës për t’u ndeshur me Vllazninë ndërsa Tirana pret Laçin në Tiranë.