Tre adoleshentë janë ndaluar nga policia në Tiranë pasi akuzohen se shpërndanin kanabis.
Gjatë kontrollit, atyre u janë kapur sasi e dyshuar kanabisi, e ndarë në doza gati për shitje.
Në pranga ka rënë 18-vjeçari L.D., të cilit iu kap një sasi e dyshuar kanabisi.
Në pranga kanë rënë edhe 17-vjeçarët me iniciale K.A. e M.C., të cilët gjatë kontrollit u është kapur një sasi e dyshuar kokaine.
Njoftimi
“Në kuadër të operacionit të koduar ‘Supplier 4’, janë arrestuar L. D., 18 vjeç, banues në Tiranë; K. A., 17 vjeç, banues në Tiranë, si dhe M. C., 17 vjeç. Policia thotë se gjatë kontrollit të L. D., iu gjet dhe sekuestruan, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 17-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndante atë në doza të vogla dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.
Në vijim të operacionit polici ka arrestuar gjithashtu edhe K. A., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën “Lord Bajron”;
Po ashtu është arrestuar edhe M. C., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën “Kristo Luarasi”. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”