Një 24 vjeçar është ndaluar në Morinë, pas kontrollit që policia ushtroi në makinën e tij.
Nga kontrolli në bagazhin e makinës shtetasit A.P banues në Kamzë iu gjetën fishekzjarrë dhe veshje të padeklaruara.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. P.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 76 pako me fishekzjarrë dhe veshje të ndryshme, të padeklaruara.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Kukës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, shtetasin A. P., 24 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë”-njofton policia.