Vendosni fjalën kyçe....

TRANSKRIPTI ZBULON GAFËN – Ambasadorja Yuri Kim nuk njeh aktin e pavarësisë së Ismail Qemalit


Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka bërë një gafë në emisionin ‘Opinion’ të para pak ditëve duke mos njohur aktin e pavarësisë së Ismail Qemalit të 28 nëntorit 1912.

transkriptin e intervistës të publikuar nga ambasada amerikane në faqen e saj, teksa gazetari Blendi Fevziu i thotë  Kim se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër vec perëndimit, ambasadorja amerikane u përgjigj se Shqipëria duhet të bëjë një zgjedhje, siç bëri në vitin 1920 duke u shkëputur nga Perandoria Osmane e duke u bërë shtet i pavarur.

Ndërkohë gazetari Blendi Fevziu vijon më tej intervistën me ambasadoren amerikane duke mos tentuar ta korrigjojë për gafën e rëndë e të dukshme.

Akti i Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane u firmos në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Pjesë nga transkripti

Fevziu: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç Perëndimit, le të themi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadorja Kim: Nuk do thosha se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër. Ju duhet të bëni një zgjedhje.

Fevziu: Zgjedhje?

Ambasadorja Kim: Mendoj se në vitin 1920, në fund të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria zgjodhi të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej një shtet i pavarur. Shtetet e Bashkuara zgjodhën të mbështesin aspiratat e shqiptarëve në këtë drejtim…

Deklarata e Pavarësisë së 28 nëntorit 1912

Ismail Qemali e patriotë të tjerë shqiptarë nga të gjitha viset e vendit gjatë ceremonisë së shpalljes së pavarësisë në Vlorë