Vendosni fjalën kyçe....

26 pelegrinë fetarë humbin jetën në një aksident rrugor në Indi


Një traktor që tërhiqte më shumë se 40 persona nga një ceremoni hindu në Indinë veriore u përmbys dhe ra në një pellg, duke lënë të vdekur 26 persona.

Tragjedia ndodhi të shtunën mbrëma në lagjen Kanpur të shtetit Uttar Pradesh.

Shumica e 26 viktimave ishin gra dhe fëmijë,  ndërsa 16 persona të tjerë pësuan lëndime të rënda.

Kryeministri Modi tha se autoritetet lokale po ofrojnë ‘të gjithë ndihmën e mundshme’ për ata që u prekën nga tragjedia.

Ndërkohë që po hetohet për shkakun e ngjarjes, ky është incidenti i dytë në rajon. Fatehpur ndodhet më shumë se 80 kilometra nga qendra e Kanpurit, ku në fillim të kësaj jave një tjetër traktor u përmbys, duke vrarë të paktën 12 persona.

Udhëheqësi i partisë opozitare Akhilesh Yadav fajësoi për aksidentin kushtet e këqija të rrugëve në shtet, duke pretenduar se qytetarët ‘po mbajnë peshën kryesore të dështimeve’ nga Partia Bharatiya Janata në pushtet. Ai pretendoi se ata që u plagosën duhej të dërgoheshin në spital me motoçikleta dhe jo me ambulanca.