Deputetët demokratë, Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi i kanë bërë sot thirrje Gjykatës së Apelit që të marrë vendimin mbi drejtimin e PD-së, çështje që ka shkuar në gjyq pas ankimimit që ka bërë grupi i Enkelejd Alibeajt.
Sipas Sulës vetëm ky vendim do të nxirrte nga agonia këtë forcë politike, por sipas tij ka interesa të forta që nuk duan të ketë një vendim.
“Mbushen 7 muaj nga mos shqyrtimi nga ankimimi i paraqitur nga ana jonë e vendimit të shkallës së parë. E patolerueshme, nuk dua të aludoj por ka interesa të forta nga persona të caktuar apo nga mazhoranca që nuk duan që ky ankimim i bërë nga grupi parlamentar të ketë një vendim.
Ky është në interes të shoqërisë në radhë të parë. Do i bëja thirrje gjithë deputetëve të PD të jemi para gjykatës së Apelit nesër ose pasnesër jo që të diktojmë në dhënien e vendimit, se ne nuk na intereson në ç’krah është vendimi, por na intereson shpejtësia që PD mos rrijë më në agoni.”– tha Sula.
Korreshi nga ana tjetër kërkoi një bashkim të demokratëve.