Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Në arkën e PD-së nuk ka hyrë e as ka dalë as një qindarkë ruse, Basha të sqarojë akuzat


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar në një deklaratë për mediat se në arkën e PD-së nuk ka hyrë apo ka dalë ndonjë para ruse.

Ai u shpreh se ish-kryetari Lulzim Basha duhet të bëjë transparencë mbi këtë çështje.

I vetmi koment për Lulzim Bashën është të bëjë transparent problemin e fondeve ruse. Kjo është shumë serioze.

Nuk kam komunikuar por komisioni i krijuar për këtë qëllim do ti japë të drejtën të shpjegojë aktakuzën e rëndë personale që është e faktuar se nuk ka pasur lidhje me asnjë institucion të PD.

Nga arka nuk ka hyrë e as ka dalë asnjë qindarkë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë. Tani nuk janë gazetarët e Mother Jones, por shërbimet inteligjente.

Me Bashën kam vetëm këtë problem, për sa kohë ai është anëtar i PD-së dhe deputeti i grupit të PD-së ai duhet të bëjë këtë transparencë dhe ky është një kusht shumë i rëndësishëm”, tha Berisha.