Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka mohuar kategorikisht se Partia Demokratike ka marrë para ruse.
Për Berishën i vetmi që mund të ketë marrë para është Lulzim Basha.
Sipas kreut të PD-së, Rama e dinte që Basha ishte implikuar në këtë aferë dhe shkoi ia mbylli çështjen.
“PD s’ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Lulzim Basha. PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe u ka qëndruar rusëve në mënyrën strategjike të mundshëm. Rama, njeriu që e dinte dhe ja deklaroi Bashës se ka xhepat me para ruse shkoi të mbyllë çështjen. Kush të dojë mund ta shohë sesa qesharake është. I kërkojmë Bashës të flasë se cila është origjina e parave? Përgjegjësi kryesore ka Edi Rama, i cili o e bllokoi për të marrë peng Bashën ose nga ata sipër. Ekziston një dosje MitroKim, të shohë Edi Rama ku do shkojë çështja ruse”- tha Berisha.