Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Të përgatitemi për beteja të fuqishme, Rama do marrë atë që meriton


Kryetari i Partisë Demokratike, në një takim me persona të larguar nga puna foli edhe për aksionin politik që do ndërmarrë opozita.

Berisha ftoi të pranishmit të përgatiten për betejë të fuqishme në kuadër të protestave

Ai theksoi se nuk do vijë në pushtet me dhunë por me vota, por paralajmëroi dënim për Ramën.

Në duhet të bëjmë një betejë, ju garantoj se sugjerimet tuaja do të merren për bazë, e drejta juaj do triumfojë, administrata do mbrohet me ligje të veçanta, mësuesit do marrin statusin e shërbimit civil, jo patronazhistët, ta kemi të qartë, ata janë racë terroristësh elektoral. 

Duhet të ngrihemi jo të bëjmë sehir, dhe do ngrihemi, do ta  përmbysim këtë regjim, ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, por me votë, por Rama duhet të marrë atë që meriton, ju ftoj të përgatitemi për një beteje të fuqishme, në kuadër të protestave. Në këtë mënyrë po shkojmë drejt shpërbërjes së plotë të regjimit, nuk e meritojmë”-deklaroi Berisha.