Ambasadorja amerikane Kim u bëri thirrje magjistratëve të rinj që të jenë të guximshëm në detyrën që i pret.
Gjatë fjalës në ceremoninë e diplomimit të kandidatëve për magjistratë Kim tha se ashtu si ajo, që shihet në mëngjes në pasqyrë për t’i kujtuar vetes pse është në detyrën që mban, edhe ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë.
Të shihen në pasqyrë e t’i thonë vetes se ata do jenë pjesë e arsyes që populli të ketë shpresë, që vendi të ecë përpara drejt integrimit në BE e të bëhet më i mirë.
“Shkolla e Magjistraturës duhet të modernizohet e të mbajë hapin me kërkesat e reformës në drejtësi. Sfidat e tanishme janë të ndryshme nga ato të së shkuarës. Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve në strukturat e praktikat tuaja. Të gjithë duhet të përmirësohemi, qofshim individë, institucione, vende. SHBA do e mbështesë Shqipërinë ndërsa ajo ecën para drejt integrimit në BE. Teksa ju uroj ju diplomuarve, po mendoja se çfarë bëjmë ne çdo mëngjes.
Ndërsa unë ngrihem çdo mëngjes përpiqem t’i kujtoj vetes përse jam këtu, pse jam në këtë punë, pse e zgjodha këtë profesion. Shpresoj që ju do bëni të njëjtën gjë. Do shiheni çdo mëngjes në pasqyrë para se të niseni për në punë e t’i thoni vetes: Unë do të jem pjesë e arsyes se përse Shqipëria është më e mirë, se përse Shqipëria është në BE, do jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë. Do jem arsyeja pse familja ime e fëmijët e mi do jenë krenarë. Unë do jem pjesë e një Shqipërie më të mirë për të gjithë ne dhe vërtet shpresoj që do e bëni këtë. Kurrsë mos u dorëzoni.” – tha Kim.