Arta Mandro zgjidhet si anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.
Vendimi sapo u mor gjatë votimit në Parlament.
Msndro mori 58 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim. Edhe pse kjo nuk është shumica e kërkuar, siç sqaroi kryeparlamentarja Lindita Nikolla, në votimin e tretë në Parlament sipas ligjit kandidati konsiderohet i zgjedhur.
“Shumica e kërkuar nuk është arritur por në pikën 16 të nenit 35 të ligjit 115/2016 për organet e sistemit të drejtësisë së ndryshuar neni 35 është përcaktuar se në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej 2/3 edhe në raundin e tretë kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Sa më lart, kandidatura e Arta Mandros, konsiderohet e zgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.”– tha Nikolla.