Vendosni fjalën kyçe....

Meta akuza qeverisë lidhur me abuzimin e ushqimit te ‘Zyber Hallulli’: Banda e ‘Rilindjes’ ka vënë dorë të buka e gojës së jetimëve


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka reaguar ashpër lidhur me raportin e KLSH-së për ushqimin e fëmijëve jetimë në Shtëpinë e Fëmijës ‘Zyber Hallulli’.

Në një shënim në Facebook ai shkruan se skandali në fjalë është në kufijtë e të paimagjinueshmes.

Po kështu Meta ka akuzuar qeverinë duke thënë se thekson se ‘banda e Rlindjes ka arritur deri aty sa të vërë dorë të buka e gojës së fëmijëve jetimë’.

“Skandali i vjedhjes së racioneve të ushqimit për fëmijët jetimë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë është në kufijtë e të paimagjinueshmes. Banda e “Rilindjes” ka arritur deri aty sa të verë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë. Mbështes dhe vlerësoj deklaratën e deputetes së PD, znj. Ina Zhupa sot pranë këtij institucioni.” – shkruan Meta.