Vendosni fjalën kyçe....

Pas një muaji grevë të arsimtarëve nis shkolla në Kosovë, sindikata e pezullon deri në janar 2023


Pas një muaji grevë nga ana e arsimtarëve ka nisur viti i ri shkollor në Kosovë. Nisja erdhi pas vendimit të sindikatës që greva e nisur më 25 gusht të pezullohet deri në janar 2023 kur do merret një vendim i ri.

Kreu i sindikatës së arsimit, Rrahman Jasharaj, i ka bërë thirrje qeverisë Kurti që gjatë kësaj periudhë të bisedojë me sindikalistët për gjetjen e një zgjidhjeje, shkruan Koha.

Arsimtarët në Kosovë kërkojnë shtesë 100 euro mbi pagën derisa të hyjë në fuqi ligji i ri i pagave, ndërsa qeveria ka ofruar deri tani 50 euro deri në dhjetor 2022.

Kërkesa e dytë është ndryshimi i ligjit të pensioneve. Qeveria ka ofruar reformë në sistemin e pensioneve, duke hequr pragun prej 15 vjetësh përvojë punë për ta përfituar pensionin.