Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy shtetas për pengmarrjen e vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për News 24 se një prej personave të shpallur në kërkim është shtetasi Agron Bejdolli.
Bejdolli kishte një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahos alias Pëllumb Muharremit i njohur si Rrumi.
Ai drejtonte makinën e Rrumit ditën e atentatit ndaj makinës se Arjan Ndoj. Vëllezërit refuzojnë te japin shpjegime.
Bejdolli është personi që shoqëroi Rrumin dhe Ndoj në spital pas atentatit.
Kujtojmë se pengmarrja e dy vëllezërve ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës. Pista kryesore ku po heton policia është heqja e paligjshme e lirisë dhe dyshohet se këta persona mund të kenë pasur konflikt më parë.