Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi është shprehur i sigurt se Partia Demokratike ka pranuar para ruse.
Por sipas tij nuk ka pasur dijeni vetëm Lulzim Basha por edhe persona që sot janë pranë Sali Berishës dhe sot shprehen se nuk e dinin për financimet ruse.
“Nëse ju nuk do të kishit akuzuar Sorosin për fakte që sot me demek po kërkoni ti nxirrni nga kthetrat tu i kam kyçur unë për llogari të atij që e hodhët në tokë kur nuk ju duhej më. PD është financuar nga para ruse kjo dihet, është botërisht e njohur. I dalë në atë kohë i mohuar kategorikisht nga ju, se unë nuk e kam dëgjuar këtë fjalim atëherë. Atëherë fjalimi juaj ishte tjetër dhe garancia absolute vinte nga vinte garancia për shumë vite, mos ma prekni Lulin. Kush e thoshte? Unë apo ai që sot ka rrëmbyer nga e para flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur në luftë me Amerikën.
Do të thosha se jo vetëm që ato para financim i paligjshëm kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzisht dhe që tani ai grusht është ndarë në dy gishta në një anë dhe dy në tjetrin dhe të mesit që përpiqet të gjejë nga do futet, por ka më shumës e kaq. Do ju thoja mos u nxitoni me deklaratë që do ju bien ndesh e do merrni pastaj një qëndrim të tretë e të katërt që se keni problem që nesër ti mohoni të gjitha sepse për sa kohë keni ende njerëz që ju vijnë nga pas qorrazi e i shpallin luftë botës me idenë që jemi vend sovran që s’do t’ja dijë për njeri,,, kam për borxh t’ju them mos u ngusni se ka akoma”, tha Rama.