Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i KLSH-së për shtëpinë e fëmijës përplas Zhupën me Manastirliun në Kuvend


Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë debatuar mbi raportin e KLSH-së për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë.

Zhupa në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, tha se opozita do të dorëzojë në Kuvend një kërkesë për të ngritur një komision hetimor për organet që kanë për detyrë kontrollin.

Do të ishte në dinjitetin e qeverisë që të reagonte për çështjen tek “Zyber Hallulli” dhe dhunën në shtëpitë e fëmijëve si në Sarandë, Të kërkojë e mbështesë kërkesën e opozitës për komision hetimor për aktivitetin e organeve që kanë detyrë për kontrollin e institucioneve. Janë të dhëna tronditëse dhe vetëm maja e ajzbergut. Është vetëm një raport i KLSH nuk flet dot për gjendjen reale të fëmijëve vetëm letrat shohin. Këta vjedhin bukën e fëmijëve. Është çështja që duhet të na prekte të gjithëve sot. Është çështje zemre jo voto sepse fëmijët nuk votojnë. Raporti i KLSH thotë se marrin kuotë ditore 2 mijë lekë më pak, por meqë vendimi ka dalë që në 2018 dhe nuk janë indeksuar, edhe sikur të jepej kuota e plotë, do të ishte sërish më pak se sa duhej. katër vjet që nuk indeksojën kuotat ushqimore. Operatorët e zgjedhur nuk janë me certifikatë nga AKU për cilësinë e ushqimit.

Nuk ju vjen keq? Nuk ndjeheni fajtorë? Nuk ndjehesh fajtore zona ministre? Nuk mendoni se duhet të hetohen?”-tha Zhupa.

Ndërkohë ministrja Manastirliu i është përgjigjur deputetes duke mos pranuar raportin e KLSH-së dhe e cilësuar si llogari të bërë me makinë llogaritse të marrë borxh nga politika.

E mirëkuptoj shqetësimin që ka sjellë kjo çështje, ka ndjeshmëri të lartë. Edhe unë si grua e nënë kam të njëjtën ndjeshmëri. Do të isha e shqetësuar nëse do më thonin që fëmijëve iu është zvogëluar dieta kalorike.

Llogaria është bërë me makina llogaritëse të marra borxh nga politika.
Raporti ende pa i mbërritur institucioneve, mjeshtrat e manipulimit e kanë shpërndarë duke prodhuar gjysmë të vërteta që kur gërshetohen me gjysmë interpretime janë më keq se gënjeshtrat. E citoni po nuk dini ç’flisni.

Dua të bëj të qartë atë që drejtoria e Shërbimit Social ka sqarua që atë ditë. Fëmijëve pa kujdes prindëror në Zyber Hallulli dhe çdo qendër tjetër nuk i janë prekur dietat apo cilësia e ushqimeve. Çdo rekomandim i KLSH shihet me përgjegjësi nga struktura që po vlerësojnë raportin e KLSH.
Menuja përcaktohet nga grup specialistësh dhe respektohet deri në një. Nuk ka pasur asnjë kërkesë në ministri për masat indikuese dhe as për faktorët ekonomik. Ju keni hallin tek fëmijët apo kompanitë që po i sjellin më lirë
.”, deklaroi Ministrja

Deputetja Zhupa duke iu referuar sërish raportit të KLSH-së i kërkoi Manastirliut të deponojë në komision hetimor vëretjet që ka për raportin.

Nëse ke vërejtje për KLSH hajde thuaji në një komision Hetimor dhe ato letra që mi tund mua silli aty. Më thua nuk i sjell se s’je KLSH, do i sjellësh se jemi më lart se KLSH. KLSH nuk besoj e quan të kapur nga opozita se e keni zgjedhur vetë.

KLSH ka thënë që kuota ka qenë më e ulët. Akoma më e ulët thotë KLSH për mos indeksimin, përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë. KLSH thotë në hartimi/n e menusë nuk merr pjesë ekipi multi disiplinor që është në shkelje të rregullores”-tha Zhupa.