Vendosni fjalën kyçe....

Reforma territoriale, grupi i Alibeajt propozon rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 94


Grupi i deputetëve të PD-së që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj, që njihen ndryshe si mbështetësit e ish-kreut Basha, ka propozuar që vendi të bëhet me 94 bashki nga 61 që ka tani për tani.

Alibeaj e bëri propozimin gjatë mbledhjes së reformës territoriale.

Shtimi i numrit të bashkive sipas propozimit do çojë në uljen e numrit të banorëve për bashki si dhe zvogëlimin e sipërfaqes mesatare për njësi vendore.

Socialistët nga ana e tyre janë shprehur parimisht kundër ndryshimit të hartës territoriale në pragtë zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Propozimet e grupit të Alibeajt

Nga 61 bashki të bëhen 94 bashki

Ulet nga 75 mijë në 50 mijë numri i banorëve për njësi vendore

Ulet nga 471 km2 në 315 km2 sipërfaqja mesatare për njësi vendore

Rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë numri i të zgjedhurve vendorë. Numri i këshilltarëve rritet nga 1607 në 2114

Numri i bashkive për qark rritet nga 5.1 bashki në 7.4 bashki.