Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Drejtuesi i SHISH pranoi se nga sulmi kibernetik janë prekur të dhëna sensitive te Policia


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” se drejtuesi i SHISH konfirmoi se janë prekur të dhëna sensitive nga sulmi kibernetik.

Salianji tha se qeveria nuk e pranon dhe thotë se nuk ka rrjedhje të të dhënave gjë që hidhet poshtë edhe nga raporti i Microsoft dhe FBI-së.

“Ka një frikë nga ana e qeverisë për të informuar jo vetëm Komisionin e Sigurisë por edhe Parlamentin. Ndërkohë që Edi Rama thotë që kemi një agresion nga një shtet i huaj një akt lufte dhe ndërpriten marrëdhëniet diplomatike por nuk ka informuar akoma Parlamentin edhe pse sipas tij jemi në një situatë lufte.

Edi Rama thotë që nuk ka rrjedhje të të dhënave sensitive është përballuar me sukses sulmi etj. Nuk është kështu edhe sipas raportit të Microsoft dhe FBI-së edhe të vetë AKSHIT dhe e konfirmuar për sa lejohet por edhe drejtuesi i SHISH konfirmoi sot se të dhënat sensitive janë prekur sidomos të dhënat që kanë të bëjnë me Policinë e Shtetit.

Nga 14 maji i vitit të kaluar hakëruesit kanë qenë në sistem dhe nuk i ka vënë re njeri. 14 muaj kanë qenë aty dhe kanë marrë të dhëna në mënyrë të vazhdueshme. Edhe sot shteti shqiptar edhe pse ka harxhuar rreth 200 milionë euro për të ndërtuar sistemet edhe sot e kësaj dite nuk ka investuar për të siguruar mbrojtje”-tha Salianji.